Vendosni fjalën kyçe....

Beteja me sëmundjen e rëndë, legjenda e Skënderbeut ka nevojë për ndihmë


Futbollisti legjendar i klubit të Skënderbeut Milutin Kërçiçi është duke luftuar me një sëmundje të rëndë dhe për trajtimin mjekësor të saj nevojiten një shumë e konsiderueshme parash.

Futbollisti i viteve ’70 i dashur për tifozët dhe ndjekësit e sportit i gjendur në vështirësi shëndetësore ka nevojë për kontributin e të gjithëve për të fituar betejën me sëmundjen.

Talenti i Kërçiçit spikati ndër futbollistët e brezit me të cilët qyteti i Korçës bëhej krenar në garat sportive.

Në sezonin 2010-2011, Kërçiçi ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Skënderbeut, si dhe ndihmësi i parë i ish-trajnerit Shpëtim Duro. Edhe me ardhjen e teknikut çek Stanislav Levi, Milutini vazhdoi punën pranë skuadrës si ndihmës trajner, por edhe si përkthyes për lojtarët sllavë që luajnë te kjo skuadër, duke kontribuar në ndërtimin e skuadrës së Skënderbeut që mori trofe të rëndësishëm.

Për të ndihmuar për Milutin Kërçiçi klikoni këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *