Përhapja e shpejtë e një varianti të ri të koronavirusit është fajësuar për vendosjen e rregullave të rrepta gjatë Krishtlindjeve në Angli, Skoci dhe Uells si dhe në shtete të tjera që kanë bllokuar udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.
Këshilltarët e qeverisë britanike për infeksionet e reja besojnë se lloji i ri i virusit është më i aftë të transmetohet sesa variantet e tjera.
Ende ka pasiguri të mëdha dhe një listë të gjatë të pyetjeve që mbeten pa përgjigje lidhur me këtë.
Viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës dhe është jetike të mbash një fokus për të vënë re nëse sjellja e virusit po ndryshon.
Pse është shqetësues ky variant?
Tri gjëra kanë tërhequr vëmendjen:
- -Po zëvendëson me shpejtësi versionet e tjera të virusit
- -Ka mutacione që prekin një pjesë të virusit që ka të ngjarë të jetë e rëndësishme
- -Disa nga ato mutacione tashmë kanë rezultuar në laborator se kanë rritur aftësinë e virusit për të infektuar qelizat
Të gjitha këto sëbashku bëjnë që virusi të mund të përhapet më lehtë. Sidoqoftë, nuk kemi siguri absolute.
Siç shkruan BBC, variant i ri i koronavirusit u zbulua për herë të parë në shtator. Në muajin nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër ishin të variantit të ri. Varianti i ri arriti gati dy të tretat e rasteve në mes të dhjetorit.