Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë për efektivët e policisë të ndaluar në Maliq.
Për pesë prej tyre, gjykata ka vendosur arrest me burg ndërsa për dy të tjerë vetëm masën e pezullimit nga detyra.
Gjatë seancës së zhvilluar mëngjesin e sotëm efektivët e rendit, Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo ,Ardian Shepllo, Adrian Cekici, morën masën arrest me burg ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.
7 efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.
Përgjimi i telefonave ka zgjatur mbi 1 muaj duke nxjerrë te 7 efektivët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.