Greqia ka zgjatur lejen e qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit për shtetasit e vendeve të treta, mes të cilëve bëjnë pjesë edhe shtetasit shqiptarë.
Vendimi vjen teksa vendi fqinj përballet me pandemunë Covid-19.
Nga kjo gjë përfitojnë të gjithë shtetasit e vendeve të treta lejet e qëndrimit të të cilëve kanë skaduar në periudhën mes 1 janarit 2020 deri në 30 korrik 2020. Lejet e qëndrimit t të tyre do vlejnë deri në 31 mars 2021.
Nga vendimi i qeverisë greke nuk përfitojnë shtetasit e huaj, lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit të të cilëve janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.