Policia Shqiptare në bashkëpunimin me Interpolin kanë ekstraduar nga Italia një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Lirim Islamaj 28-vjeç, lindur dhe banues në Durrës, pasi është arrestuar në Itali është proceduar për ekstradim në vendin tonë.
Sipas policisë, shtetasi Lirim Islamaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Në nëntor 2015, shtetasi Lirim Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.
I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit.