Evgjeni Bashari dhe Helena Papa janë dy emrat që do kalojnë në Kuvend për t’u zgjedhur në krye të ILDKP-së. Kandidati i tretë, Eridian Salianji, u tërhoq nga gara pasi është funksionar i PS-së.
Komisioni i Ligjeve dëgjoi këtë të hënë 5 kandidatët të cilët synojnë të jenë në krye të Inspektorit të Lartë të Kontrollit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
Në garë ishin përveç dy emrave të lartpërmendur edhe Evis Fico, Dhimitrula Spiro, Lefterie Luzi e Sali Shehu.
Në përfundim të procesit, Komisioni i Ligjeve miratoi emrat e Basharit e Papës që do drejtojnë ILDKP-në për 7 vitet e ardhshme. Drejtuesi i tanishëm i institucionit është Shkëlqim Ganaj por mandati i tij përfundon.