Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin “Quo Vadiz’ ka zbuluar dhe dy qarqet ku do të kandidojë. Ato do të jenë Elbasanit dhe Fieri. Elbasani u shpreh ajo pasi i kam një borxh dhe Fieri për t’i dhënë një mundësi socialistëve.
”Fier, Elbasan me kodin e ri e kam të garantuar që do kandidoj. Elbasanit i kam një borxh dhe Fierit dua t’i jap një mundësi. Pse? Sepse dua t’i jap një mundësi socialistëve të Fierit, të cilët e gjejnë veten shumë afër me Monikën që ka qenë themeluese e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Kështu që janë shumë miq të mi të vjetër , që kanë punuar me mua në vitet ’92, kur unë kam qenë gjimnaziste e më pas studente. Më pas jetojnë e punojnë në Fier, kemi bërë fushata bashkë dhe e gjejnë vetëm më pranë me Monika Kryemadhin sesa me dikë tjetër që nuk e lidh asgjë me Fierin.
Dhe nga ana tjetër me kodin e ri zgjedhor, që Komisioni i Venecias e hodhi poshtë, nuk është demokratike që kryetarët e partive të mund të kandidojnë në katër qarqe, akoma nuk e kam menduar për qarqet e tjera nëse do kandidoj ose jo. Dy janë të sigurt, sepse Elbasani është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar hapësira të reja për djem dhe vajza të Elbasanit, por edhe të Cërrikut dhe të Përrenjasit, sepse kemi pasur një përfaqësim jashtëzakonisht të mirë edhe në këto zona”-deklaroi Kryemadhi.