Qeveria ka vendosur ngushtimin e fashës orare ku lejohet lëvizja e qytetarëve.
Sipas ministres së Shëndetësisë, qytetarët do lejohen të lëvizin nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 20:30 të mbrëmjes.
Kjo fashë orare do hyjë në fuqi nga data 24 dhjetori deri në datën 5 janar e përkon me festat e fundvitit.
Po kështu sipas ministres, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë nga data 24 dhjetor deri në 6 janar 2021.
Ndërsa qytetarët që kanë ardhur nga Britania gjatë ditëve të fundit apo deri në datën 24 dhjetor do duhet të vetëkarantinohen në banesë për 14 ditë.