Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: Nuk ka prova nëse versioni i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës


Informacionet paraprake për variantin e ri të COVID-19 sugjerojnë që ai mund të ndikojë në efikasitetin e disa metodave diagnostike dhe mund të jetë më ngjitës, por, tani për tani, nuk ka prova të një ndryshimi në ashpërsinë e sëmundjes.

“Shkencëtarët britanikë ende po përpiqen të zbulojnë se sa nga kjo rritje ndodh për shkak të ndryshimeve në virus dhe sa lidhet me faktorët e sjelljes në mesin e popullatës”, tha shkencëtarja kryesore e OBSH-së për COVID-19, Maria Van Kerkhove.

“Nuk ka asnjë provë deri më tani që lloji i ri shkakton sëmundje më të rëndë ose më vdekjeprurëse”, theksoi ajo.

Sipas OBSH-së, personat që preken nga varianti i ri infektojnë mesatarisht 1,5 persona të tjerë, në krahasim me një normë riprodhimi prej 1,1 për variantet e njohura më parë në BM.

“Varianti i ri i COVID-19 i gjetur në BM është përhapur më shpejt, por ai mund të frenohet ashtu si llojet e tjera të njohura”, theksuan zyrtarët e OBSH-së.

“Kjo situatë nuk është jashtë kontrollit, megjithatë virusi nuk duhet lënë i lirë”, tha kreu i OBSH-së për Urgjencat Shëndetësore, Mike Ryan, në një konferencë për shtyp, duke u kërkuar vendeve të zbatojnë masa të provuara shëndetësore.

Sipas Kerkhove, OBSH do të sigurojë më shumë informacion sapo të ketë një pamje më të qartë të karakteristikave të këtij varianti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *