Vendosni fjalën kyçe....

Pas Pfizerit, SHBA-ja nis shpërndarjen edhe të vaksinës Moderna


Në SHBA, ngarkesat me vaksinën Moderna për koronavirusin nisën të dërgohen sot në mëngjes drejt objekteve të kujdesit shëndetësor.

Shpërndarja e vaksinës Moderna në më shumë se 3,700 destinacione të vendit do të zgjerojë mjaft operacionet e nisura javën e kaluar me kompaninë Pfizer Inc. Qeveria amerikane planifikon të shpërndajë brenda javës që vjen 5.9 milion vaksina Moderna dhe 2 milion vaksina Pfizer.

Por synimi ambicioz për të imunizuar para fundit të vitit 20 milion amerikanë me dozën e parë të vaksinës që kërkon dy doza, mund të shtyhet deri në javën e parë të janarit, u tha gazetarëve gjenerali amerikan Gustave Perna.

Dje, kompania Moderna i transportoi vaksinat e para nga fabrikat e saj të prodhimit në Bloomington të shtetit Indiana për në magazinat e operuara nga firma McKesson për t’u paketuar në kontejnerë dhe për t’u ngarkuar në kamionë. Dërgesat do të fillojnë të arrijnë tek objektet shëndetësore të hënën, tha gjeneral Perna.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *