Vendosni fjalën kyçe....

PD denoncon Veliajn: Buxheti i vitit 2021 shton miliona euro taksa e shpenzime për qytetarët e bizneset


Partia Demokratike pa denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Veliaj lidhur me buxhetin e vitit 2021.

Në një deklaratë nga ish-deputetja Tabaku, theksohet se bizneset e qytetarët do paguajnë edhe më shumë taksa, qyteti do jetë nën pushtetin e betonit ndërsa trafiku do jetë edhe më i rënduar.

“Buxheti që Erion Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla, megjithëse shumica e bizneseve të goditura nga pandemia janë në Tiranë. Në të kundërtën e ndihmës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka parashikuar të shtrydhë edhe më tej bizneset dhe qytetarët, të cilët do të paguajnë më shumë se këtë vit rreth 21 milionë euro taksë mbi ndërtesën. Të gjithë do të paguajmë më shumë edhe për pastrimin e qytetit. Janë 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit, por këto nuk do të shkojnë që të kemi një qytet më të pastër jo vetëm në qendrën e tij. Erion Veliaj do t’i çojë paratë në llogarinë e incineratorit të Tiranës.” – tha Tabaku.

Tabaku denoncoi ndërtimet e reja në Tiranë që po varrosin historikun e kryeqytetit. Po kështu ajo tha se qytetarët do paguajnë më shumë se 4 milionë euro për parkim ndërkohë që nuk kanë as shërbimet kryesore.

“Tirana nuk është më vetëm vendi me ndotjen më të madhe, vendi me mungesën më të madhe të gjelbërimit, por vendi që i gënjen qytetarët se tarifat e parkimit janë në shërbim të ekosistemit. Qytetarët do të paguajnë më shumë se 4 milionë euro për parkim, ndërkohë që nuk kanë as shërbimet kryesore dhe asnjë masë ekologjike për qytetin. Tirana që ne kemi njohur, qyteti në të cilin jemi rritur shumë prej nesh po zhduket dita ditës. Ky qytet nuk ka më parqe por edhe qendra e saj po mbushet kulla të gjata betoni aq sa për vitin e ardhshëm bashkia pret që të grumbullojë 1/3 e të ardhurave të saj nga ndërtimet. Sot, kryebetonieri Veliaj po shkatërron çdo objekt historik të vendit. Siç e shihni, pas kullës së Sahatit dhe vetëm pak metra pas zyrës së Veliajt po ndërtohet një mamuth betoni.” – shtoi Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *