Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me armë në ish-Bllok, prokuroria mbyll hetimet (Çfarë kërkoi për ish-komandon e pesë të tjerët)


Ish-komandoja Meviol Billo është akuzuar nga prokuroria për plagosje e rëndë në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme lidhur me ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor 2018.

Bëhet fjalë për plagosjen e Eljon Hatos ndërsa për vrasjen e Fabiol Gaxhës prokuroria ka pushuar akuzën me argumentimin se Billo ka vepruar në kushtet e mbrojtjes ekstreme.

Pesë persona të tjerë, pjesë e së njëjtës dosje, Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj,  Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi akuzohen për moskallëzim krimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 tetor të vitit 2018 ku pas përplasjes me armë në një lokal në ish-Bllok mbeti viktimë Fabiol Gaxha ndërsa u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato. Sipas prokurorisë, Gaxha, ka qëlluar i pari ndëra Billo është kundërpërgjigjur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *