Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë një person në Himarë


Një person është plagosur me thikë në Himarë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme ndërsa ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

I lënduari është dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa sipas policisë po punohet për zbardhjen e identifikimin e autorit.

“Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit. Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *