Vendosni fjalën kyçe....

Sot fillon shpërndarja e shpërblimit për pensionistët, grafiku me datat për tërheqjen


Prej ditës së sotme fillon shpërndarja e shpërblimit për pensionistët për festat e fundvitit.

Shpërndarja do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga data 21 dhjetor deri më datë 31.

Kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, ka treguar procedurat se si do të bëhet shpërndarja e këtij bonusi si dhe datat e ndara sipas kategorive. Ai ka bërë një kategorizim të pensionistëve në bazë të datave që ata tërheqin pensionin e tyre.

Nga shpërblimi do të përfitojnë 677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh.

Në qoftë se shpërblimi nuk tërhiqet brenda këtij viti, qytetarët mund ta tërheqin edhe në muajt e tjerë të vitit të ardhshëm.

Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020

  • në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
  • në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
  • në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
  • në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
  • në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
  • në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
  • në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
  • në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
  • Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *