21-vjeçari, i arrestuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Siç raporton Abc News, Nikoll Sherrniku, ka pohuar se mëngjesin e 5 dhjetorit, ditë kur është vrarë efektivi, ka qenë në shtëpi. 20-vjeçari Brilant Martinaj, i cili dyshohet se është bashkëpunëtori i Sherrnikut, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia.
Dy të rinjtë akuzohen se kanë vrarë efektivin e policisë pas një konflikti për dritat e gjata të makinës.
Prela po kthehej nga Shkodra ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Gajush të Lezhës. Ai është qëlluar me tre plumba, njëri prej të cilëve ka qenë fatal.