Vendosni fjalën kyçe....

13 viktima lidhur me Covid-19 në 24 orët e fundit, ulen rastet ditore


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin e përditësuar me të dhënat e pandemisë së shkaktuar nga virusi Sars-Cov 2.

Në 24 orët e fundit nga 2420 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë (dje 422). Ndërsa kanë humbur jetën sot 13 pacientë (dje 10).

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *