Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje.
Mësohet se një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie anash autostradës.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 persona të cilët u dërguan menjëherë në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe ku makina ka kaluar mbi barrierat e hekurta dhe ka përfunduar brenda oborrit të një banese.