Altin Binaj është betuar si anëtari i pestë Gjykatës Kushtetuese duke marrë zyrtarisht detyrën.
Binaj u zgjodh seancën e javës së shkuar nga Kuvendi, që ka plotësuar tre vakancat e tij në Kushtetuese. Ai u bashkohet anëtarëve të tjerë të gjykatës, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari e Fiona Papajorgji.
Po ditën e sotme është caktuar mbledhja e KED-së që do dërgojë në Presidencë emrat prej nga ku pritet të dalë anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese.
Tre anëtarët e fundit të Kushtetueses duhen caktuar nga Gjykata e Lartë pas plotësimi të saj.