Ministri i Brendshëm Çuçi ka prezantuar gjetjet e një ankete të organizuar nga qeveria suedeze lidhur me perceptimin e publikut ndaj Policisë së Shtetit.
Sipas ministrit, që citon anketën, 66% e shqiptarëve mendon se policia i trajton me kujdes.
Po kështu Çuçi tha se sipas anketës, kur vjen puna ta siguria 80% e qytetarëve ndjejnë siguri ndërkohë që mesatarja e Europës është 81%.
“Ndjehem shumë mirë për këtë komunikim të policisë me publikun dhe ndryshim të punës së policisë nga publiku. Sondazhi vjen në një moment pak specifik, javën e kaluar kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme, por që nxorri në sipërfaqe atë kategori njerëzish që s’lënë pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe gjithë qeverisë. Rezultatet kanë dalë para atyre ngjarjeve. Tregojnë vjeshtën e 2020 se si e përcakton publiku punën e bërë nga policia.” – tha Çuçi.
Në pyetjen mbi ryshfetin, sipas ministrit, në vitin 2013, 74% e qytetarëve pohonin se policët kërkonin ryshfet, ndërsa në vitin 2020 kjo përqindje ka rënë në 57%.
Ministri vlerësoi punën e policisë duke thënë se Policia e Shtetit është shumë më pak e varur nga politika duke lënë pas vende si Britania e Madhe, , Holanda, Spanja e Franca.
“Kemi lënë pas vende si Mbretëria e Bashkuar, Spanja apo Franca sa i përket perceptimit se sa e politizuar është Policia e Shtetit.” – shtoi ministri i ri i Brendshëm.