Vendosni fjalën kyçe....

Eurostat zbulon përmasat e rënies së turizmit në Europë, Shqipëria me përgjysmim për 9-mujorin


Netët e kaluara në akomodimin turistik të Bashkimin Europian kanë rënë me 49% për 9 mujorin, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019, raportoi Eurostat.

Duke krahasuar periudhën nga janari në shtator 2020 me të njëjtën periudhë 9 mujore në 2019, numri i netëve të kaluara në akomodimin turistik të BE ra nga 2.4 miliardë në 2019 në 1.2 miliard në 2020 (-49%). Rënia ka qenë më e fortë në tremujorin e dytë për shkak të bllokimeve totale, ndërsa në të tretin, ndonëse lëvizjet rifilluan sërish mbetën të kufizuara. Të dhënat tregojnë se turizmi i brendshëm u rikuperua më shpejt se ai i jo rezidentëve.

Gjatë kësaj periudhe, të gjitha Shtetet Anëtare regjistruan rënie të konsiderueshme. Vendet e BE-së më të prekura ishin Greqia, Malta dhe Spanja ku numri i netëve të kaluara u ul me të paktën 67%, ndërsa rëniet më të vogla në numrin e netëve të kaluara u regjistruan në Holandë, Danimarkë dhe Austri (-30% ose më pak) (shih Figurën 1 dhe Tabelën 1).

Eurostat ka raportuar të dhënat edhe për Shqipërinë.

Për 9 mujorin 2020, numri i netëve të kaluara në akomodim turistik në Shqipëri ishte 1.4 milionë, nga 2.8 milionë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u përgjysmuar. Ritmet e rënies janë të njëjta me mesataren e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të detajuara, tkurrja më e madhe është shënuar në mars dhe sidomos në prill, ku numri i netë qëndrimeve ishte zero. Më pas shifrat janë përmirësuar, pot gjithnjë duke qëndruar nën nivelin e një vit më parë.

Në rajon, më e prekura është Maqedonia, me netë qëndrimet e turistëve të cilat ranë me 64%.

Në Serbi tkurrja është me 42.7%, ndërsa për Malin e Zi të dhënat për 9 mujorin 2020 mungojnë.

Në tremujorin e tretë, Shqipëria shënoi një rënie të lehtë  të netëqëndrimeve të turistëve të brendshëm, me më pak se 5%. Disa shtete si Sllovenia, Malta, Maqedonia, Islanda, Luksemburgu, Çekia, Islanda, Austria, Maqedonia shënuan rritje të netë qëndrimeve të turistëve vendas.

Shqipëria ka shënuar rënien më të ulët në rajon të netëve të qëndrimit të jo-rezidentëve me rreth 58%, ndërsa më të fortën e kishte Maqedonia, me gati 90%, për periudhën e verës.

Shteti europian që ka shënuar rënien më të ulët të netëqëndrimeve të të huajve në tremujorin e tretë është Austria, me -30%.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *