Kryeministri i Kosovës, Hoti, ka thënë sot se e pranon plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vendit dhe se do e respektojë atë.
Megjithatë ai bëri thirrje që parlamenti të mos shpërndahet pa miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm.
Një vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti për shkak të votës së një deputeti që kishte qenë me dënim të formës së prerë duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.
Ditën e sotme, presidentja në detyrë Osmani ka nisur takimet me krerët e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që është bërë publik, e pranoj plotësisht këtë vendim dhe do ta respektoj pa asnjë diskutim. Më lejoni të ju them që Kushtetuesja e ka sqaruar që vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi dhe qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhje. Do të vazhdojmë të kryejmë punë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve.” – tha ndër të tjera Hoti në konferenën e mbajtur sot.