Vendosni fjalën kyçe....

Kina zbulon rezerva të mëdha gazi natyror


PetroChina zbuloi një fushë të gazit natyror me rezerva mbi 100 miliardë metra kub, njoftoi këtë fundjavë agjencia shtetërore e lajmeve.

Agjencia citoi një zyrtar të kompanisë i cili tha se fusha mund të prodhonte 610,000 metra kub gaz plus 106,3 metra kub naftë të papërpunuar çdo ditë.

“Zbulimi shënon një përparim të madh në kërkimin e gazit në skajin jugor të Pellgut Junggar, i cili do të garantojë më tej furnizimin me gaz të kompanisë sonë dhe do të kontribuojë në qëndrueshmërine dhe zhvillimin e rajonit.” – tha Huo Jin, menaxher i përgjithshëm i njësisë së PetroChina.

Javën e kaluar, një degë tjetër e PetroChina raportoi një rritje të prodhimit të gazit natyror këtë vit, pasi Pekini synon të përdorë një pjesë më të madhe të prodhimit vendas në konsumin e tij të gazit.

Kompania shtetërore tha se kishte prodhuar rreth 30 miliardë metra kub gaz natyror që nga fillimi i vitit dhe pritej që totali vjetor të arrinte 31.6 miliardë metra kub. Kjo do të përfaqësojë një të gjashtën e prodhimit total të gazit natyror të Kinës. Deri në vitin 2025, kompania planifikon ta rrisë këtë në 50 miliardë metra kub në vit.

Kina është një nga importuesit më të mëdhenj të gazit natyror në botë por ka një kërkesë në rritje e për këtë arsye duhet të importojë sasi të mëdha gazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *