Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë një ftesë për partitë politike që të ulen në një tryezë për të diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve të parakhshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila gjeti të pavlefshme votën për formimin e qeverisë Hoti.
Bekim Kupina këshilltar për media i ushtrueses së presidentes ka thënë për Telegrafin se partitë politike do të ftohen sot nga ushtruesja e detyrë së presidentes, Vjosa Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti dhe ka urdhëruar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmanin, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.