Presidentja në detyrë, njëherazi kryetarja e Kuvendit, Osmani, pritet të thërrasë në takim krerët e partive politike për të caktuar datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi rrëzimin e qeverisë Hoti pasi hodhi poshtë votën e deputetit Etem Arifi duke qenë se ai ka pasur një dënim të formës së prerë e për kërë arsye vota e tij për qeverinë ka qenë e pavlefshme.
Osmani pritet ta nisë takimin me liderët politikë rreth orës 13:00 të ditës së sotme me kreun e Vetëvendosjes, Kurti, të cilin do e takojë të parin.
Ndërkohë mësohet se një orë më vonë, ajo do takohet me kreun e LDK-së, Mustafa, kurse në orën 15:00 do takohet me kreun e PDK-së në detyrë, Hoxhaj. Pas tij Osmani do presë kreun e AAK-së, Haradinaj.