Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria e SHBA-ja nënshkruajnë sot marrëveshjen dypalëshe të ekstradimit


Shqipëria do firmosë sot një marrëveshje dypalëshe me SHBA-në për ekstradimet.

Marrëveshja do nënshkruhet nga ministrja e Drejtësisë, Gjonaj e ambasadorja amerikane Kim. I pranishëm do jetë edhe Kryeprokurori Çela.

Gjonaj e ka quajtur marrëveshjen një hap të ri në luftën kundër krimit.

“Me marrëveshjen e re realizojmë përditësimin dhe kategorizimin e veprave penale mbi bazën e të cilave kërkohet ekstradimi. Një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër krimit. Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri.” – tha ndër të tjera Gjonaj.

Edhe ambasadorja ka thënë se marrëveshja do sigurojë një armë kundër pandëshkueshmërisë që kriminelëve.

“Ky traktat siguron një kornizë për t’u përballur me krimin. Ky traktat siguron një armë të fuqishme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve, që fshihen pas kufirit. Personat e kërkuar për ndjekje penale për një krim të ekstradueshëm do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. Mbështesim punën e Prokurorisë së Posaçme. Ne po punojmë dhe me BKH, duke ndihmuar në zgjedhjet më të mira, për të gjetur hartuesit me të mirë. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ç’ka SHBA presin, por është edhe ajo që shqiptarët duan.” – tha ambasadorja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *