Gazetari Baton Haxhiu ka bërë tre politikanë fajtorë për krizën politike në Kosovë.
Deklaratat e Haxhiut u bënë në emisionin Opinion dhe vijnë një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzoi qeverinë Hoti.
Sipas tij, kriza politike në vend vjen për shkak të zhvilllimeve që kanë ndodhur në vitin 2014 dhe fajtorë për këtë janë Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
“Meqë po flasim për krizën, kriza që ka derivuar krejt këtë çfarë po ndodh sot, e ka një referencë, 2014-ën. Edhe ka ndodhur respektivisht prej 3 njerëzve; Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, Ramush Haradinajt dhe AAK-së, NISMËS dhe Fatmir Limajt. Aty veç që s’ka plas lufta civile dhe gazi lotësjellës që është derdhur për demarkacionin në atë pikë, dhe ajo klasë politike, të gjithë së bashku, e ka nënshkruar një gjë, që e ka derivuar idenë e korrigjimit, kemi humbur liberalizimin e vizave, kemi humbur kaq kohë në këtë periudhë, e kemi prurë vendin para luftës civile, edhe para pamundësisë së krijimit të institucioneve.” – tha ndër të tjera Haxhiu.