Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më demokratiket ndonjëherë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha në seancën e sotme se Kuvendi sot do përmbyllë legjislacionin që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit 2021 duke theksuar se ato do jenë më demokratiket që janë bërë ndonjëherë.

Ai shigjetoi krerët e opozitës, Basha e Kryemadhi që të përshëndesin vendimet e Kuvendit, që kanë të bëjnë me marrëveshjen e 5 qershorit.

“Sot Kuvendi i Shqipërisë përmbyll gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit. Legjislacioni garanton jo vetëm zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, por do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike, manifestim i standardeve më të mira demokratike në vend. I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në 4-mujorin e procesit parazgjedhor të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor. I bëj thirrje PD dhe LSI ta përshëndesin votimin në Kuvend të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershoritFalë marrëveshjes me opozitën parlamentare kemi mundësinë që me zgjedhjet e 25 prillit të votojnë jo vetëm për partinë, por dhe kandidatët. Është hera e parë në 30 vite që qytetarët shqiptarë nuk votojnë vetëm për partinë por dhe kandidatin.” – tha ndër të tjera Balla gjatë fjalës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *