Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me të rinjtë që studiojnë jashtë vendit: Qeveria e PD-së ka projekte të qarta për rininë


Kreu i PD-së, Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë që studiojnë jashtë vendit. Ai i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e ndryshimit të vendit më 25 prill 2021.

Kryedemokrati premtoi se qeveria e re e vendit do e drejtojë ndryshimin duke pasur si parim standardet europiane.

“Qeveria e ardhshme ka për detyrë ta drejtojë këtë ndryshim dhe këtë do të bëjë. Për këtë zotohem që ne do ta drejtojmë këtë ndryshim. Unë do ta drejtoj këtë ndryshim duke pasur kriter dhe parim bazë vetëm standardet europiane. Por për këtë duhet ndihma e të gjithëve, duhet që askush të mos bëjë kompromis me të keqen. Sigurisht, gabime do të ketë edhe dështime mund të ketë, por për sa kohë që nuk ka kompromis me të keqen, për sa kohë që ajo që na frymëzon e na motivon është bindja se Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të siguruar normalitetin europian, për të siguruar shtetin e së drejtës, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të siguruar një ekonomi reale, funksionale, që krijon vende pune.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se qeveria e drejtuar prej tij do luftojë monopolet për ta çliruar ekonominë duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë.

“Problemi kryesor i ekonomisë sot është monopolizimi, fakti që gjithë ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë. Aty shkojnë lejet e ndërtimit, aty shkojnë lejet dhe licencat esksluzive, aty shkojnë tenderat, aty shkojnë koncesionet, aty shkojnë PPP. Ne do e zhbëjmë këtë gjë.” – theksoi kreu i PD-së gjatë takimit me të rinjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *