Vendosni fjalën kyçe....

“Calavera në shërbim të Ramës”-Berisha: Kërkoj falje për lajmin e shpërndarë, bazohej në një fake news


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar falje për shpërndarjen e një lajmi i cili pretendonte se shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera ka ndikuar në Komisionin e Venecias për të bërë opinionin në favor të mazhorancës socialiste. 

Berisha mbrëmjen e djeshme në emisionin Tempora pranoi përgënjeshtrimin e bërë nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke tërhequr statusin e tij dhe quajtur lajmin e shpërndarë fake news. 

Statusi im bazohej në një fake news dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake news. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”, deklaroi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *