Vendosni fjalën kyçe....

Debat titanësh në PD – Nishani dhe Gurakuqi akuzojnë njëri tjetrin si spiunë


Një përplasje “titanësh” e nisur për shkak të kandidaturave për deputetë që ka si zanafillë përjashtimin nga Komisioni i Vlerësimit i ngritur nga PD-ja të Romeo Gurakuqit nga lista e Shkodrës ka vijuar sot në distancë.

Ish-presidenti Bujar Nishani me një postim në rrjetet sociale ka reaguar ndaj një shkrimi të Romeo Gurakuqit ku e akuzonte për spiun.

Gurakuqi në një shkrim të tijin akuzonte se Komisioni i Vlerësimit të Figurave përbëhej nga figura të formuara nga ish-Komiteti Qendror i Partisë së Punës apo që kanë qenë pjesë e ish-oficerëve të Shkollës së Bashkuar që mbajtën bustin e Enver Hoxhës gjatë viteve ’90.

Por ditën e sotme Nishani me gati me të njëjtën monedhë por me një gjuhë edhe më denigurese ka reaguar duke e quajtur Gurakuqin spiun të sigurimit në diktaturë dhe person me dosje në Komunizëm.

Nishani e quan, ish-deputetin vemje, frikacak e zvarranik.

Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve.

Romeo na u shfaq si shpifësi ordiner i rradhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë.

Të nderuar miq !

E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish president nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh.

Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj.

Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë.

Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës !

Gjithashtu, unë mendoj se vemiet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë.

Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi si “shpifës”.

Ata do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të shpifësve ordinerë !

Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi !”-shkruan Nishani ndër të tjera.

Nishani më tej vijon duke thënë se në vitin 2017 Gurakuqi i dërgonte mesazhe dhe i kërkonte ndihmë pasi punëdhënësi i tij Henri Çili i kërkonte atij të sulmonte dhe shante Berishën në media.

Para zgjedhjeve të vitit 2017, Romeo më dërgonte sms, ku kërkonte ndihmë se (sipas Romeos) punëdhënsi i tij, H. Çili i kërkonte me ngulm që Romeo të sulmonte e shante në media Sali Berishën.

Atë kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”.

Por në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër.

Këtë besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.

Romeo 2017, e lëshon gjuhën me akuza banale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë”-shkruan ai.

Nishani shprehet i bindur se Gurakuqi ka dosje në arkivën e sigurimit të shtetit duke i përmendur dhe dy pseudonime që sipas tij vërtetojnë se ka qenë pjesë e të kaluarës komuniste.

Si një ish Ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelwn Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.

Jam i bindur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz.

Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vrasës, trafikantë, rrëmbyes e zhvatës për deputetë.

Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në debat.

Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi.

A e dini pse ?

Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta.

Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha.

Pa pwrjashtim !

Nuk ka alternativë dhe as shpëtim !

Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje!”-përfundon Nishani.

Por pas kësaj menjëherë ka ardhur reagimi i Gurakuqit i cili ka publikuar një dokument nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit ku figura e tij del e pastër.

Ai ndër të tjera thotë se “shpifësi” do përballet me ligjin për deklaratat e bëra.

Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, se te dhenat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time. I kerkoj publikisht Autoritetit per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy dosjet e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise dhe heren e dyte pas fitores nga PD Shkoder te zgjedhjeve te vitit 2017,.para marrjes se mandatit, me nismen time.

Personazhet, oficeret, te dhenat nuk kane te bejne me mua dhe me asnje anetare te familjes sime.

Nen pergjegjesi publike deklaroj se as une dhe asnje anetare i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetore i Sigurimit dhe anetar i PPSH.

Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit.

Bashkëngjitur është vërtetimi i Autoritetit.

Shpifësi do të mbaje përgjegjësi ligjore. Qytetaret kane rastin të kuptojnë se nën drejtimin presidencial të kujt ka qenë!

Kjo sa per fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhëtim”-shkruan Gurakuqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *