Një punonjës i Dominion Voting Systems ka ngritur një proces gjyqësor për shpifje kundër fushatës Trump dhe disa mediave, duke pretenduar se ai është bërë ‘imazhi’ i akuzave të rreme të mashtrimit të zgjedhjeve që mund të çojnë në dhunë.
Eric Coomer, drejtori i Sigurisë në kompaninë me bazë në Colorado, thotë se ai filloi të merrte kërcënime me vdekje pasi mbështetësit e presidentit Trump dhe mediat sugjeruan se ai kishte përdorur pozicionin e tij në Dominion, makinat e votimit të së cilës ishin përdorur në disa shtete në zgjedhjet presidenciale, për të siguruar që demokrati Joe Biden të mbizotërojë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Padia për shpifje, e depozituar të martën në gjykatën e rrethit në Denver County, Colorado, akuzon fushatën Trump, avokatin e presidentit, Rudy Giuliani, avokaten Sidney Powell, ekspertët konservatorë Michelle Malkin dhe Joseph Oltmann dhe mediat konservatore Gateëay Pundit, Newsmax, dhe One America News Network (OANN).
Makineritë e Dominion kanë qenë subjekt i sfidave të shumta ligjore duke vënë në dyshim integritetin e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020.
Një auditim i fundit i urdhëruar nga gjykata i sistemeve Dominion të përdorura në Miçigan arriti në përfundimin se makineritë janë ‘krijuar qëllimisht me gabime të qenësishme për të krijuar mashtrim sistemik dhe për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve’.