Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të Superligës shqiptare të futbollit, të vlefshme për javën dhjetë të kampionatit.
Teuta e Vllaznia kanë arritur dy fitore të rëndësshme jashtë fushe duke mundur Skënderbeun e Apoloninë.
Rezultate pozitive kanë arritur në fushën e tyre edhe Partizani me Laçin që kanë mposhtur Kastriotin e Bylisin. Pasdite do luhet ndeshja e rëndësishme mes Kukësit e Tiranës.
Me rezultatet e deritanishme Vllaznia mban kreun e renditjes me 22 pikë e ndjekur nga Partizani, Kukësi e Teuta me nga 16 pikë, por duhet thënë se Kukësi ka luajtur një ndeshje më pak e në rast fitoreje sot do e ngushtonte në 3 pikë largësinë nga shkodranët.