Vendosni fjalën kyçe....

“Gjatë tërmetit e pandemisë reaguam si shtet serioz, më 25 prill shqiptarët do na japin mandatin e tretë” – Hyseni i bindur


Deputeti i PS-së, Alket Hyseni, sulmoi opozitën lidhur me protestat që ndodhën pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Në fjalën e tij në Kuvend, ai tha se opozita politika e vjetër përdori të miturit për të sulmuar policinë e pronën publike.

“Qefinpolitika u përpoq të përdorë edhe këtë akt normativ për dëmshpërblimin e familjeve që humbin jetën një të afërm si pasojë e veprimeve të institucioneve shtetërore. Përpjekja fatkeqe e politikës së vjetër është pjesë e tyre siç kanë bërë edhe në të kaluarën. E filozofivë së tyre për të paguar të miturit për t’u dhënë molotivë e gurë për të goditur policët, semaforët, muzeun e bibliotekën. Janë ata që shkaktua Gërdecin dhe nuk pati një akti simbolik dorëheqjeje. Janë ata që vranë 4 njerëz në Bulevard dhe nuk pati një dorëheqje edhe pse të dyja rastet janë krime shtetërore. Akti Normativ për dëmshpërblimin është marrje përgjegjësie nga kjo qeveri.” – tha Hyseni gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi më tej se qeveria shqiptare ka reaguar si një familje dhe shtet serioz gjatë tërmetit dhe pandemisë ndërsa theksoi se shqiptarët do dinë të zgjedhin më 25 prill duke i dhënë mandatin e tretë kryeministrit Rama.

“Ne treguam se dimë të reagojmë si një familje ndaj tërmetit dhe pandemisë. Reaguam si një shtet i fortë e serioz duke treguar se ne socialistët dimë të bëjmë shtet. Ekonomia reagoi edhe pse u godit, bujqësia rriti eksportet. Turizmi reagoi suksesshëm. Investimet u ruajtën. Besoj se 201 do jetë një vit më i mbarë edhe politikisht ku shqiptarët më 25 prill do dinë të vijijë rrugën e progresit duke i dhënë Edi Ramës një mandat të tretë.” – shtoi Hyseni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *