Gjobiten për maskën e për lëvizje pas orës 22:00, 536 persona në vend


523 qytetarë janë gjobitur me nga 30 mijë lekë pasi janë kapur pa maskë. Pesë prej tyre janë shoqëruar në polici pasi nuk kanë treguar identitetin e më pas janë lënë të lirë.

Përveç tyre janë ndëshkuar me nga 100 mijë lekë 13 persona të cilët janë kapur duke lëvizur pas orës 22:00.

Me 10 milionë lekë është ndëshkuar administratori  i një lokali pasi sipas policisë nuk respektonte protokollet e sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *