Gjykata e Shkodrës ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit për të pandehurit e grupit “Bajri”.
Kështu Gjykata ka vendosur:
Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.
Ismet Idrizi,deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.
Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit përkatëse, për shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabartë me kohën e dënimit.