Vendosni fjalën kyçe....

Greqia e nis në shkurt vaksinimin masiv të popullatës kundër Covid-19


Kreu i Shëndetit Publik të Greqisë, (EODY), Panagiotis Arkoumaneas, të mërkurën tha se ai priste që vaksinimi masiv i popullatës të fillonte në shkurt.

Duke folur në radion Skai, Arkoumaneas tha se programi i vaksinimit të koronavirusit duhet të përfundojë deri në verë.

Platforma dixhitale emvolio.gov.gr, përmes së cilës qytetarët do të informohen për datën dhe vendin për vaksinimin e tyre kundër Covid-19, u aktivizua zyrtarisht të martën, duke sinjalizuar fillimin e fushatës kombëtare të vaksinimit.

Qytetarët mund të regjistrohen në platformë dhe kur të vijë koha, do të informohen me SMS ose email. Ata që nuk janë regjistruar në platformë do të jenë në gjendje të caktojnë një takim në janar duke futur numrin e tyre të AMKA-s në sistem, i cili do t’i informojë ata nëse i përkasin grupeve që vaksinohen në kohën e caktuar.

Vaksinimet fillojnë të dielën për punonjësit shëndetësorë dhe banorët e azileve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *