Vendosni fjalën kyçe....

I gjenden dy mina me telekomandë, prangoset i riu në Durrës


Policia ka arresuar një person në Durrës ndërsa ka sekuestruar dy mina me telekomandë. Në pranga ka rënë Viktor Noka, banues në Sukth.

Ai është ndalur pranë Muzeumit të qytetit bregdetare ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur me vete dy mina me telekomandë që do i shiste për 2 mijë euro.

Njoftimi

“Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Telekomanda” duke arrestuar një të ri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacione që dispononin se një shtetas lëvizte me lëndë eksplozivi me vete, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Telekomanda”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Viktor Noka, 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin V. N. në afërsi të vendit të quajtur “Muzeumi” dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *