Një 30-vjeçar është vetëhedhur nga ura i Institutit duke provuar të vetëvritet.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për personin me iniciale P.S., i cili është dërguar në spital.
I riu ishte i zhveshur lakuriq ndërsa mësohet se ka pësuar thyerje në dy këmbët.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
*Video Credit: JOQ