Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Lajm i madh! Me emërimin e Kalos në Gjykatën Kushtetuese plotësohet 1 nga 2 kushtet për negociatat


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me dekretimin e anëtarit të 6 të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo nga ana e Presidentit të Republikës.

Kim e ka quajtur lajm të madh këtë veprim që për atë është rezultat i veprimit urgjent nga udhëheqësit.

Ambasadorja thotë se tashmë plotësohet një nga 2 kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Lajm i madh. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si gjyqtar të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të krijohet kuorumi. Shqipëria do të përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke përfunduar periudha gati 3 vjeçare e mungesës së saj. Ky është rezultat i veprimit urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime për popullin e Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara!“- shton më tej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *