Evgjeni Bashari është zgjedhur kryetarja e re e ILDKPKI-së (Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave).
Ajo mori 100 vota nga deputetët e pranishëm në seancën e fundit të Kuvendit për këtë vit.
Në garë për kreun e institucionit në fjalë ishte edhe Elena Papa.
Bashari ka mbajtur deri tani postin e Sekretares së Përgjithshmë të ILDKPKI-së dhe zëvendëson Shkëlqim Ganajn, të cilit i përfundoi mandati.