Milan ka marrë një fitore in extremis ndaj Lacios duke siguruar pozitat e kryesuesit të tabelës.
Në Seria A, kuq e zinjtë qëndrojnë ende të pamposhtur.
Rezultati përfundoi në shifrat 3-2. Vendimtar sërish për kuq e zinjtë ishte Theo Hernandes i cili shënoi në minutën e fundit të shtesës.
Dy golat e tjerë për Milanin u shënuan nga Rebic dhe Çalhanoglu në pjesën e parë.
Për Lacion shënuan Luis Alberto pas penalltisë së humbur nga Imobile me këtë të fundit që do shënonte më pas golin e barazimit të përkohshëm.
Me këtë fitore Milani e mbyll vitin në krye të tabelës i ndjekur nga Interi me një pikë më pak.
Renditja: