Vendosni fjalën kyçe....

PDK-ja e Kosovës zgjedh Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër


Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka konfirmuar se kandidat i PDK-së për kryeministër do të jetë ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie Enver Hoxhaj.

Sot jam i lumtur që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’jua shpalos vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës se Kandidati i saj për Kryeministër është Kryetari në Detyrë, Profesor Enver Hoxhaj. Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ka një përvojë të gjatë institucionale e politike. Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetasit që sot nuk i kemi këtu, Z. Kadri Veseli dhe Z. Hashim Thaçi, duke realizuar aspiratat e qytetarëve për pavarësi e shtet-ndërtim”, ka thënë Ismaili, në një konferencë për media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *