Ka përfunduar testi i poligrafit, për 39 kandidatët për agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe nga sot ndaj tyre do të nisë procesi i Vettingut.
Të mbeturit në testin e poligrafit do të njoftohen individualisht nga SPAK e BKH-ja.
Proces i verifikimit të kandidatëve do të përfundojë deri në fillim të muajit shkurt.
Përgjatë 2021 gara për BKH do të rihapet për të plotësuar 21 vakanca, për të plotësuar strukturën e BKH-së me 60 agjentë.