Nga Telnis Skuqi
NORVEGJI – Një 39-vjeçar u qëllua për vdekje nga një patrullë policie në qytetin bregdetar të Bergenit, rreth 460 km larg Oslo (Norvegji).
Njësia speciale deklaroi sot se viktima u qëllua nga policia natën e ditës së hënë, rreth orës 01:00.
Shefi i policisë, Kaare Songstad, i tha NRK (Televizionin Publik Norvegjezë) se i ndjeri është një burrë 39-vjeç, i lindur dhe rritur në perëndim të Norvegjisë.
“Vitet e fundit 39-vjeçari ka jetuar në një apartament, por i ndjeri u qëllua nga policia pasi ai u paraqit përpara patrullës së policisë me një thikë në dorë”, – tha Songstad, ndërsa shton se ai si përfaqësues i policisë kanë shumë pyetje në lidhje me incidentin.
“Shpresoj tek hetimi i njësisë speciale. Prindërit e tij të shokuar duhen të dinë sa më shumë detaje lidhur me ketë ngjarje”, – theksoi shefi i policisë të Bergenit.
“Çështja duhet sqaruar plotësisht, ndërkohë trupa e patrullës së policisë është pezulluar deri në përfundim të hetimeve”, – këmbënguli Kaare Songstad.
I njëjti zyrtarë tregoi për NRK, se patrulla e policisë u ndodh në vendngjarje pas një thirrje telefonike, për një zjarr në katin e parë të apartamentit.
“Të parët në vendngjarje ka mbërritur njësia e urgjencës (zjarrfikësit), por ata u përballën me një person tepër agresiv. Ne nuk i dimë ende shkaqet e agresivitetit, por ku mbërriti patrulla e policisë 39-vjeçari vuri në rrezik jetën e patrullës së policisë”, – saktëson Songstad.
Ky është një rast tragjik, – nënvizoi ai, – dhe më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për të pikëlluarin.
“Për mua është e tmerrshme që dikush të humbi jetën nga arma e policisë, por ne e jemi të përgatitur të përjetojmë ngjarje të tilla”, – tha Songstad.
“Policia nuk do të tregoj se sa plumba u përdorën për të qëlluar 39-vjeçarin, pasi ne dëshirojmë të ruajmë konfidencialitetin e hetimeve, por edhe dinjitetin e viktimës”, – përfundoi shefi i policisë, Kaare Songstad.