Një grup shoferësh të inatosur për mbylljen e papritur të kufirit për shkak të shpërthimit të llojit të ri të Covid-19 u përleshën me policinë në Dover të mërkurën në mëngjes, ndërsa tensionet janë rritur tej mase.
Përballja ishte rezultat i një vonese në rihapjen e kufirit pasi marrëveshjes së arritur mes autoriteteve franceze dhe britanike.
Kjo do të lejojë mijëra shoferë kamionësh të bllokuar të largohen nga Mbretëria e Bashkuar, me kusht që ata të kenë një test negativ Covid-19 nga 72 orët e fundit.
Dhuna thuhet se shpërtheu menjëherë pas orës 8 të mëngjesit ndërsa një grup i vogël shoferësh të kamionëve u përpoqën të shkelnin linjat e policisë.
Mijëra shoferë nga e gjithë Evropa kanë qëndruar për ditë në kufirin jugor të Mbretërisë së Bashkuar dhe mund të humbasin Krishtlindjet me familjet e tyre për shkak të mbylljes së kufijve.