Presidenti Donald Trump po nxiton në ditët e tij të fundit në detyrë që të krijojë më shumë njohje për Izraelin, duke dhënë deri në 2 miliardë dollarë ndihmë për Indonezinë nëse kombi shumicë-mysliman krijon marrëdhënie diplomatike me Tel Avivin zyrtar.
Korporata Ndërkombëtare e Financave e Zhvillimit të SHBA ka zbuluar se është e gatshme të hedhë një ndihmë shtesë prej 1 ose 2 miliard dollarë në Indonezi nëse vendi më i madh mysliman në botë ndjek gjurmët e Marokut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe e njeh Izraelin në mënyrë diplomatike.
“Ne po flasim me ta në lidhje me këtë“, tha CEO i DFC, Adam Boehler për mediat lokale të hënën, duke shtuar se “nëse ata janë të gatshëm … ne do të jemi të lumtur të mbështesim edhe më shumë financiarisht se ato që bëjmë”. Joshja e “një ose dy miliardë dollarëve të tjerë” është pa dyshim një e fuqishme në një komb i cili – si shumë të tjerë – po zhytet në recesion pas pandemisë Covid-19.