Është zbardhur ngjarja e para pak ditëve kur një i ri u gjet i plagosur me prerje në fyt. Ai i dërgua në spitalin e Vlorës e prej këtej në atë të Traumës në Tiranë ku është në gjendje kome.
Sipas Balkanweb, 26-vjeçari Nelo Dokaj i lindur në Vlorë e banues në Sarandë, e ka blerë thikën me të cilën dyshohet se është vetëplagosur, në një dyqan.
Policia ka gjetur ambalazhin e thikës si dhe ka marrë në pyetje shitësen. Sipas policisë së Vlorës, i riu është diagnostifikuar më herët me probleme të shëndetit mendor.
Trupi i të riut u gjet në rrugën kryesore në vendin e quajtur ‘Qafa e Vishës’ ndërsa nuk dihet si ka mbërritur deri atje.