Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka reaguar i entuziasmuar pas emërimit të anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Varhelyi thotë se tashmë me këtë hap janë plotësuar kushtet për Konferencën e parë të negociatave.
“Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe qytetarët si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për Konferencën e Parë të Negociatave”-shkruan Varhelyi.