Dy burra janë shpallur fajtorë për vrasjen e 39 emigrantëve vietnamezë të cilët u gjetën të të vdekur në një rimorkio kamioni në Essex, Angli.
Emigrantët u mbytën në konteinerin e mbyllur gjatë rrugës nga Zeebrugge për Purfleet në tetor 2019.
Eamonn Harrison, 24 vjeç, i cili lëshoi konteinerin në portin belg dhe kontrabandisti Gheorghe Nica, 43 vjeç, u dënuan nga një juri e Old Bailey.
Dy të tjerë u dënuan si bashkëpunëtorë në ngjarje.
Gjyqi shqyrtoi tre përpjekje kontrabande nga banda – dy që ishin të suksesshme në 11 dhe 18 tetor, ndërsa ai në 23 tetor përfundoi në tragjedi.
Shoferi i kamionit Christopher Kennedy, 24 vjeç, nga County Armagh, i mori konteinerët nga Purfleet ndërsa pretendoi gjatë gjyqit se mendonte se kishte ngarkesë me cigare.
Megjithatë juria i gjeti Kennedy dhe Valentin Calota, 38 vjeç, nga Birmingham, fajtorë për pjesëmarrje në kontrabandë emigrantësh të paligjshëm.
Sekretari i Brendshëm, Priti Patel, i përshkroi vdekjet si një ‘incident me të vërtetë tragjik’.
Emigrantët, të moshës 15 deri 44 vjeç, u vulosën brenda konteinerit për të paktën 12 orë, gjë që u shkaktoi vdekje nga mbytja për shkak të mungesës së ajrit.