Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 21 vdekje dhe 592 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 80.407, përfshirë gjithsej 2.375 vdekje.
Brenda ditës së fundit nga virusi janë shëruar 691 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 57.434.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 388.485 teste të dyshuara për virusin, përfshirë 2.206 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 20.598 raste aktive me COVID-19.